Arsenal “mbret” i Londrës, mund 2 me 0 Tottenham
Arsenali ka arritur të marrë një fitore të pastër 2 me 0 ndaj rivalit të qytetit Tottenham.
“Topçinjtë” e nisën mjaft mirë takimit duke rrëzikuar shpesh portën e Hugo Loris.
Goli i parë erdhi falë një goditje dënimi nga rreth 25 metra, ku Ozil shërbeu në zonë “patriotin” e tij, Shkodran Mustafi, me lojtarin me origjinë shqiptare që e kishte të lehtë të mposhte Hugo Loris.
Një kombinim mjaft i bukur i dy lojtarëve të natyralizuar në gjerman, që solli golin e avantazhit që në minutën e 36 për të besuarit e Arsen Venger.
Vetëm 5 minuta më pas, Alesandër Lacazet shërbeu mjaft mirë në zonë kilianin Sanchez, që nuk fali 5 metra larg portës së “gjelave” për rezultatin 2 me 0.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm të lartë nga ana e të besuarve të Pochetino, me Alli dhe Eriksen që mund të ishin treguar më të saktë në minutat 54 dhe 65, dhe të hapnin takimin.
Kjo fitore e ngjiit Arsenalin në vendin e 6 me 19 pikë, -4 nga Tottenham që pozicionohet në vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

