Arsenal rigjen fitoren në Premier League, shkatërron Uatfordin (VIDEO)

Arsenali është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat, teksa sot ka mposhtur 3-0 Uatfordin.  Shqiptari Shkodran Mustafi i hapi rrugën suksesit të vendasve me një goditje të saktë me kokë në minutën e 8-të.

Në të 59-ën një kundërsulm i shpejtë i Arsenalit u mbyll me finalizimin e Aubamejang, që pasi kaloi edhe portierin e pati të lehtë për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

Armeni Mikitarjan vulosi shifrat në 3-0 në të 77-ën,. Arsenali edhe pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e 6-të me 11 pikë më pak se Çelsi, që mban një pozicion më lart.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?