Arsenali dhe Junajtid në ndjekje të Hysajt, por e ardhmja e tij varet nga… Sarri
Arsenal dhe Mançester Junajtid janë në kërkim të Elseid Hysajt në merkato, por e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares sonë është e lidhur me planet e së ardhmes së trajnerit Sarri. Ky i fundit po bën një punë të shkëlqyer në krye të Napolit këtë sezon, dhe është në garë për të fituar titullin së bashku me Juventusin. 59-vjeçari ka përfunduar në orbitën e Atletiko Madrid, Çelsit dhe Realit të Madridit.
Disa prej yjeve të skuadrës do të shiten me largimin e tij, teksa sipas “Talks Sports” në mesin e tyre është edhe Hysaj. Ky nuk është thjesht një spekulim mediatik, por deklarata e menaxherit të futbollistit shqiptar, Mario Xhiufredi. “Merkatoja e verës e Napolit do të varet nga qëndrimi ose jo i Mauricio Sarrit në pankinën e të kaltërve. Mendoj se në këtë moment të gjithë duhet të mendojnë për të fituar titullin”, ka thënë agjenti.
Kontrata e Hysajt skadon në vitin 2021, por kjo nuk do të thotë se mund të qëndrojë gjatë në Napoli, duke parë dhe interesimin e skuadrave të tjera të mëdha. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

