Arsenali fiton super duelin ndaj Newcastle, shkon -1 nga City kryesues (VIDEO)
Arsenali nuk ka ndërmend të dorëzohet për titullin kampion. Skuadra e Artetës mori një fitore spektakolare 2-0 në transfertën ndaj Newcastle.
Martin Odegaard zhbllokoi ndeshjen me një goditje spektakolare nga distanca. Newcastle ndërkohë kishte pafund raste shënimi, por portieri Ramsdale e ndali për mrekulli. Nga ana tjetër Pope u detyrua të bënte heroin në të paktën tri raste, duke mohuar gola të sigurt.
Kur pritej goli i vendasve, Arsenali do të gjente dhe golin e dytë falë një autogoli të Fabian Schar, i cili e dërgo topin në rrjetën e portës së tij. Arsenali ngjitet në kuotën e 81 pikëve, vetëm 1 më pak se City, ndërkohë që Newcastle mbetet e treta me 65 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

