FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenali i falet dopietës së Aubameyang ndaj Burnley-it, ngjitet në zonën Champions (VIDEO)

Arsenal është rikthyer te fitorja pas disfatës së javës së kaluar ndaj Southampton duke mposhtur Burnley me rezultatin 3-1. Pierre-Emerick Aubameyang ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar dy gola.

“Topçinjtë” e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-të. Pas pushimit ishte përsëri Aubameyang që u shërbye shumë mirë nga partneri i sulmit Lacazette dhe lëshon një predhë të pakapshme në drejtim të portierit Joo Hart. Por Burnley rifutet në lojë me Barnes në minutën e 63-të,  i cili përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare. Gjithsesi, Arsenal mbeti në kontroll të sfidës dhe në minutën e 91’ siguron fitoren me golin e Iwobi.

Me këtë fitore Topçinjtë mbeten në vend të pestë me pikë të barabarta me Chelsea-n e vendit të katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?