FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenali kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup, Ceballos është sërish heroi (VIDEO)

Arsenali siguron një vend për në gjysmëfinalen e FA Cup. “Topçinjtë” e Londrës triumfuan 2-1 kundër Sheffield United.  Lundstram shënoi shumë shpejt për vendasit që në minutën e 8-të, por golit i tij do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Arsenali do të rifitonte besim në lojë me kalimin e minutave, teksa do të fitonte një penallti në minutën e 25-të. Pepe u tregua i saktë nga pika e bardhë. Minutat e fundit do të dhuronin shumë emocione. McGoldrick barazoi 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt pas një gabimi qesharak të mbrojtësve të ekipit të Artetës.

Gjithsesi në minutën e parë shtesë, Ceballos bën atë që nuk ishin të aftë sulmuesit, duke realizuar përballë portierit Henderson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?