Arsenali merr 3 pikët e para në Premier League, mund West Ham me përmbysje (VIDEO)
Arsenali më në fund gjen suksesin e parë në Premier League, pas dy humbjeve radhazi. Skuadra e Unay Emery ka fituar 3-1 në “Emirates Stadium” ndaj West Hamit. “Topçinjtë” e nisën keq takimin dhe në minutën e 25-të e panë veten në disavantazh, pasi miqtë shënuan me anë të austriakut Marco Arnautoviç.
Gjithsesi reagimi i londinezëve ishte i menjëhershëm dhe vetëm 5 minuta më vonë arritën të barazojnë shifrat, duke shënuar me anë të mbrojtësit Monreal. Në pjesën e dytë Arsenali gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera, fillimisht pas autogolit të Diop dhe më pas me anë të Danny Ëelbeck, në minutën e dytë shtesë.
Evertoni e pa veten në avantazh të dyfishtë në transfertën ndaj Bournemouthit, por shpërdoroi mundësinë për të dalë me tre pikë, pasi lëshoi shumë në prapavijë dhe pësoi dy gola, duke bërë që ndeshja të përfundonte 2-2.
KOHA JONË SONDAZH

