FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenali mund Fulham dhe shkëputet momentalisht +6 në krye nga City

Arsenali mori një fitore të thellë 3-0 ndaj Fulham, në ndeshjen e javës së 35-të të Premier League, të zhvilluar në Emirates Stadium. “Topçinjtë” e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh që në minutën e 9-të me Viktor Gyökeres, i cili finalizoi saktë një asist të Bukayo Saka.

Në minutën e 40-të, rolet u përmbysën, teksa Saka shënoi golin e dytë për vendasit pas një pasimi nga Gyökeres, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të ulët brenda zonës.

Vetëm pak para mbylljes së pjesës së parë, në minutën 45+4, Gyökeres kompletoi dopietën personale, duke realizuar me kokë pas një krosimi të Leandro Trossard.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Arsenal forcon pozitat në krye të renditjes me 76 pikë, duke krijuar një diferencë të përkohshme prej 6 pikësh nga Manchester City, që ka zhvilluar dy ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Fulham mbetet në kuotën e 48 pikëve, në vendin e dhjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?