Arsenali mund me “poker” Valencian dhe shkon në finale, Aubameyang merr topin në shtëpi (VIDEO)
Arsenali dhuron spektakël në ndeshjen e kthimit ndaj Valencias, duke siguruar një biletë për në finalen e këtij edicioni në Europa League. Ekipi i drejtuar nga Unay Emery fitoi 4-2, falë një paraqitje fantastike të Aubameyang, i cili shënoi 3 gola.
Skuadra spanjolle kaloi shumë shpejt në avantazh që në minutën e 11-të me Kevin Gameiro, ndërkohë që më pas shpërdoruan një tjetër mundësi të artë. Kundërpërgjigja e Arsenalit do të vinte në momentin e tyre më të mirë. Lacazette ul mjaft mirë një top për Aubameyang, i cili do të shënonte një super gol. Fraksioni i parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e së dytës një gabim në mbrojtjen e Valencias do të shfrytëzohej më së miri nga Lacazette, i cili do të shënonte me një goditje në hyrje të zonës.
Në minutën e 58-të, Gameiro me fat arriti që të realizonte duke shtyrë topn në rrjetë pas një goditje të një prej shokëve të tij. Hapësirat e shmta të vendasve në mbrojtje do të shfrytëzoheshin më së miri në minutën e 67-të nga Aubameyang, i cili mori një top fantastik nga krahu i djathtë. Sulmuesi nga Gaboni nuk i kishte mbyllur këtu llogaritë për këtë ndeshje, pasi dy minuta nga fundi i kohës së rregullt shënoi golin e tij të tretë personal, duke marrë topin në shtëpi pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

