Arsenali mundet nga Evertoni, i ndëshkon një mbrojtës veteran (VIDEO)
Arsenali nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Manchester Unitedit, për t’u shkëputur nga ndjekëset për një vend në zonën Champions. Skuadra e drejtuar nga Unay Emery u mposhtën me rezultatin 1-0 në transfertën e Liverpoolit, përballë skuadrës së Evertonit.
Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Jagielka që në minutën e 10-të të takimit, ndërsa pavarësisht rasteve të shumta, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Në moshën 36 vjeç e 233 ditë, Jagielka është bërë lojtari më i vjetër që shënon gol në këtë sezon të kampionatit anglez.
Momentalisht Arsenali renditet në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Chelsean e vendit të pestë dhe vetëm dy pikë më tepër se Manchester United i vendit të gjashtë.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

