FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arteta i mbyll “derën” Mourinhos për Xhakën: Qëndron me ne!

Arsenali i mbyll derën në fytyrë Romës për Granit Xhakën, duke i dhënë fund dëshirës së verdhekuqve dhe Jose Mourinhos për të bërë të tyrin mesfushorin me origjinë shqiptare.

“Topçinjtë” nuk kanë ndërmend të privohen nga Xhaka, që deri më tani ka qenë objektiv primar për merkaton e Romës. Klubi londinez e ka vlerësuar mesfushorin diku te 20 milionë euro por verdhekuqtë deri më tani kanë ofruar 13 milionë euro dhe janë të gatshëm të shkojnë deri në 15 milionë euro.

Një tratativë kjo që vazhdonte prej më tepër se një muaji, i nisur nga drejtuesi romanist, Tiago Pinto, që kur luhej Europiani, dhe që duket se e ka lodhur Arsenalin, me trajnerin e “Topçinjve”, Mikel Arteta, që i vë fjalën fund telenovelës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Granit Xhaka do të qëndrojë me ne, është një futbollist kyç për skuadrën tonë”., tha strategu. Granit Xhakës i është propozuar edhe rinovimi i kontratës deri në vitin 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?