As Kejn dhe as Mesi, golashënuesi më i mirë në Europë është një emër surprizë
23 gola në 26 ndeshje: ky është bilanci i Herri Kejn këtë sezon në Premier League. Sulmuesi anglez ka shënuar edhe 7 gola në Champions, duke u kthyer në sulmuesin më të mirë në Europë për momentin. Por nëse numërojmë golat vetëm në kampionat, sipas UEFA-s, duhet të shkojmë në Portugali për të gjetur bomberin më të mirë.
Jonas Gonçalves Oliveira ka mbërritur në Europë në vitin 2011 duke u bërë pjesë e Valencias, ndërkohë që më pas në vitin 2014 u transferua te Benfika.
Në tre sezonet e fundit, sulmuesi brazilian ka shënuar në total 65 gola. Këtë sezon Jonas ka shënuar 25 gola, edhe pse deri më tani ka luajtur vetëm 23 ndeshje në kampionatin portugez. Braziliani gjen rrjetën çdo 77 minuta.
Për Jonas bëhet e vështirë fitimi i “Këpucës së Artë” në Europë, pasi koeficienti i golave në Portugali është 1.5 dhe jo 2 sa në kampionate të tjera. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

