As Modric dhe as Modric, ja tre kandidatët për më të mirin e vitit

Cristiano Ronaldo dhe dy francezët, Antoine Griezmann e Kylian Mbappe, janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në edicionin e 10 të “Globe Soccer Awards”, që do të dorëzohet në Dubai, më 3 janar 2019. Luka Modric dhe Leo Massi kanë mbetur jashtë treshes më të mirë.

Didier Deschamps, kampion bote me Francën, konkurron për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit së bashku me kolegun e Atlético Madrid, Diego Simeone, fitues i Ligës së Europës dhe Superkupës Europiane; me atë të Juventusit, Massimiliano Allegri, fitues i Seria A, me  Zinedine Zidane, fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin; dhe Jurgen Klopp, finalist i Ligës së Kampionëve me Liverpool.

Përveç këtyre, për t’u shpallur klubi më i mirë i vitit janë emëruar Atlético Madrid, Real Madrid dhe Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nominimet për “Globe Soccer Awards”

Swiss Digital Mobile Reklama

Lojtari më i mirë i vitit: Antoine Griezmann (FRA, Atlético Madrid), Cristiano Ronaldo (POR, Real Madrid-Juventus), Kilyan Mbappe (FRA, PSG)

Klubi më i mirë i vitit: Atlético Madrid, Real Madrid, Liverpool

Trajneri më i mirë i vitit: Diego Simeone (ARGJ/Atlético Madrid), Massimiliano Allegri (ITA/Juventus), Didier Deschamps (FRA/kombëtarja franceze), Jürgen Klopp (GJER/Liverpool) , Zinedine Zidane (FRA/Real Madrid).

Agjenti më i mirë: Jorge Mendes (POR), Stefano Castagna (ITA), Jonathan Barnett (GBR).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?