FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asamoah: Ishte një moment që nuk e duroja dot më Chiesa-n

Dueli midis Kwadwo Asamoah e Federico Chiesa ishte një ndër më të ndezurit në duelin mes Interit dhe Fiorentinës. Sulmuesi i vjollcëve ishte një nga më të mirët në fushë dhe e vuri në vështirësi ganezin, që rrezikoi të merrte karton të kuq. Mbrojtësi ganez gjithsesi pas ndeshjes ka thënë se kudnërshtari i tij e tepronte me rrëzimet.

“Sfida me Chiesa-n? Unë kam lutur kundër tij 3-4 herë. Ai është i fortë, di çfarë të bëjë me topin dhe është inteligjent. Por në një farë pikë nuk e duroja dot më sepse rrëzohej pa i bërë asgjë. Unë jam i lumtur për atë çfarë ne po bëjmë si ekip dhe po ashtu në nivelin personal.

Kemi gjetur rrugën duhur. Mua më mungon goli, por e rëndësishme është që të vijnë 3 pikët. Ndoshta më pas do të vijë edhe goli im. Ne po rritemi shumë, kampionati nuk është i lehtë dhe duhen njerëz me mentalitet të fortë Mund të ndodhë që mund të pësojmë gol, por ne nuk duhet që të heqim dorë sepse ndeshjet zgjatin 90 minuta. Ky mentalitet ka shumë rëndësi”, deklaroi mbrojtësi zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?