Asensio “nderon” Realin, i dhuron kreun e La Ligas (VIDEO)
Real Madrid është kthyer te fitorja në kampionatin spanjoll pasi ka mundur minimalisht 1-0 skuadrën e Espanyol në shtëpi.
Asensio nuk ka falur në minutën 41-të të pjesës së parë, duke mposhtur portierin Lopez me një diagonale të bukur me të majtën. Gol ky që është anuluar fillimisht nga arbitri i ndeshjes, por që është konfirmuar më pas nga VAR.
Vendasit kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund dhe tani kanë shkuar në kuotën e 13 pikëve në renditje, 6 më shumë se Espanyol që mban vendin e 6-të.
KOHA JONË SONDAZH

