Asllani nis përgatitjet për derbin me Milanin: Kanë ekip cilësor, por fitojmë ne!

Pas dy ndeshjeve shumë pozitive me Kombëtaren tonë, Kristjan Asllani është rikthyer tek Interi për të vijuar përgatitjet për derbin e fundjavës ndaj Milanit.
Nga Tirana, mesfushori theksoi për mediet italiane se Milan është një ekip cilësor, por Inter do të festojë në fund.
“Derbi? Milan është një ekip shumë cilësor dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ata kanë bërë një nisje të mirë, por ne jemi të fortë, kam besim se do të bëjmë mirë dhe do të japim më të mirën për të marrë maksimumin.
Merkato? Kisha mundësi për një huazim, por pasi fola me drejtuesit, vendosa të qëndroj këtu. Interi është ëndrra ime e madhe”, tha mesfushori “kuqezi”.
KOHA JONË SONDAZH

