Asnjë gjuajte për 90 minuta, Icardi u “fut në xhep” nga Chiellini
Juventus-Inter ishte një duel i ndezur, që nxorri sërish triumfues kampionët e Italisë. Goli i Mandzukic i dha fitoren 1-0 skuadrës së Allegrit, duke bërë që Spalletti dhe të tijtë ta shohin veten plot 14 pikë larg nga vendi i parë.
Mauro Icardi ishte në hije gjatë gjithë ndeshjes, edhe për meritë të punës fantastike të dyshes së qendrës juventine Bonucci-Chiellini. Zero goditje prej tij në portën e Szczesny gjatë 90 minutave. Kjo nuk kishte ndodhur që nga marsi i fundit, kur 25-vjeçari ishte inekzistent kundër Napolit.
Nëse Interi iu afrua golit në disa raste, duke goditur edhe një shtyllë me Gagliardini, në pjesën e parë, Icardi nuk la asnjë shenjë. Tetë gola në Seria A kundër Juventusit është një bilanc shumë pozitiv, por këtë herë nuk bëri asgjë.
Vërtet shumë pak. Mjafton të thuhet se kundër Juventusit, Icardi ka bërë vetëm 12 pasime, gjysma e tyre e gabuar, duke zhvilluar ndeshjen më të dobët të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

