FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Asnjë pyetje për Pogbanë?”, Mourinjo përqafon gazetarin në lidhje direkte (VIDEO)

“A mund të të përqafoj?”. Nuk ndodh çdo ditë që Jose Murinjo t’i bëjë komplimenta një gazetari. Dje në mbrëmje pas ndeshjes ndaj Sevijas, strategu portugez ka dhënë një intervistë për gazetarin e “BT Sport”, i cili e ka pyetur “Special One” për lojën e të riut, Skot Mektominei.

Trajneri portugez e përgëzoi gazetarin, pasi të gjithë e kishin pyetur në konferencë për shtyp për Pogbanë.

“Në konferencë më kanë kërkuar motivet se përse zgjodha Mektominei. Në vendin e tij. Djali i ri ka luajtur mirë, dhe ka mbajtur mjaft mirë presionin e Banegës, bllokoi në të gjitha krahët lojën e Sevijas”, ka thënë Murinjo, i cili para këtyre fjalëve përqafoi gazetarin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?