FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta befason Milanin në fund, nuk mjafton “perla” e Higuain (VIDEO)

Milani nuk di të fitojë ndaj Atalantës. Kuqezinjtë janë befasuar në minutën e dytë shtesë, duke e mbyllur në barazim 2-2 ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Gattusos që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 2-të, me Higuain, i cili shënoi një gol spektakolar me një goditje fluturimthi brenda zonës. Atalanta vuajti shumë në pjesën e parë, por në të dytën pas futjes në fushë te Zapatës gjejnë golin e barazimit me Gomez në minutën e 54-t, i cili merr një pasim mjaft të mirë prej tij.

7 minuta më pas Bonaventura riktheu sërish në avantazh kuqezinjtë, pas një pasimi të Susos nga krahu i djathtë. Në minutën e dytë shtesë Rigoni shënoi golin e barazimit pas një shpërqendrimi të mbrojtjes vendase. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?