Atalanta bën gati rinovimin me mbrojtësin e kombëtare sonë

Berat Gjimshiti është futbollisti i vetëm i Atalantës të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm. Karriera e qendërmbrojtësit shqiptar mori një kthesë të papritur në ditët e fundit të merkatos verore.

Pasi u përfol shumë për largimin e tij në verë nga Atalanta, 25-vjeçari jo vetëm që fitoi besimin e trajnerit Gasperini, që e aktivizoi në tri ndeshje të Serisë A titullar, por së shpejti pritet të firmosë edhe rinovimin e kontratës me bergamaskët.

Sigurisht që kjo do të varet edhe nga paraqitjet e tij gjatë pjesës së parë të sezonit. Futbollisti kuqezi, i cili dy vitet e fundit luajtur i huazuar tek Avellino dhe Benevento, aktualisht përfiton 300 mijë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Atalanta nuk ia rinovon kontratën para janarit, atëherë ai do të ishte i lirë të bisedonte me çdo skuadër tjetër, për t’u larguar nga Bergamo në verë me parametër zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?