FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta fiton në Napoli dhe tremb Milanin

“Lufta” për një vend në Champions League është ndezur si kurrë më parë në Serie A me të paktën 5 skuadra për një biletë të vetme. Milani ka gabuar shumë gjatë ndeshjeve të fundit por fati duket se ka qenë me ata deri mbrëmjen e së hënës, pasi edhe kundërshtarët e kuqezinjve nuk kanë pasur një ecuri të mirë në takimet e fundit.

Megjithatë, shumë nuk do ta kishin besuar në fillimin e ndeshjes por Atalanta ka treguar se jo më kot është në këto pozita këtë sezon, duke fituar 1-2 në Napoli. Edhe pse vendasit, me Hysajn në formacion në këtë ndeshje, kaluan të parët në avantazh, Atalanta besoi dhe ia arriti qëllimit të përmbysë rezultatin. Fillimisht Zapata e më pas Pasalic, ish-lojtar i Milanit, e vulosën rezultatin në 1-2.

Me këtë fitore, Atalanta barazon Milanin në vendin e katërt me 56 pikë. Me një pikë më pak renditet Roma, ndërsa nuk janë larg as Torino e Lazio. Nëse Italia e mësoi kampionin për këtë sezon, bileta e fundit e Champions do të mbajë gjallë kampionatit ndoshta deri në ndeshjen e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?