FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta kualifikohet me 10 lojtarë ndaj Lazios, shënojnë Gjimshiti dhe Muriqi (VIDEO)

Atalanta dhe Lazio dhurojnë spektakël në çerekfinalen e Kupës së Italisë, por në fund do të ishin bergamaskët që do të kualifikoheshin pasi triumfuan 3-2. Atalanta kaloi në avantazh që në minutën e 7-të, me golin e shënuar nga mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, berat Gjimshiti, i cili arriti të thyejë portierin spanjoll Pepe Reina.

Reagimi i Lazios ishte shumë i shpejtë dhe në minutën e 17-të ishte sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, që pas një krosimi në zonë, gjuajti mjaft bukur me kokë dhe mposhti Gollinin, duke rikthyer baraspeshën.Në minutën e 34-t futbollistët e Atalantës harruan mbrojtësin Acerbi, i cili doli si një sulmues i vërtetë në zonën kundërshtare dhe arriti të thyejë për herë të dytë Gollinin, duke u dhënë avantazhin bardhekaltërve kryeqytetas.

Megjithatë pjesa e parë do të përfundonte në barazim 2-2, pasi vetëm tre minuta pas golit të Acerbit, ishte Ruslan Malinovskij që shënoi golin e dytë për skuadrën e Gasperinit. Pjesa e dytë nisi me një karton të kuq për mbrojtësin zikaltër, Palomino, i cili la Atalantën me 10 futbollistë përreth 40 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë ndonëse me një lojtar më pak, zikaltrit gjetën edhe golin e tretë me Miranchuk në minutën e 57-të, ndërsa në të 66-ën Zapata pati mundësinë të mbyllë llogaritë, por gaboi në ekzekutimin e një 11-metërshi, të cilin e priti saktë Reina. Lazio provoi të rikthejë baraspeshën në minutat e fundit, por nuk do të arrinte që të shënonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?