Atalanta shkatërron Spezian në Kupë, sfidon Interin në çerekfinale (VIDEO)
Atalanta ka arritur një fitore të thjeshtë 5-2 ndaj Spezias në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupë së Italisë. Lookman shënoi dy gola për dy minuta në fillimin e ndeshjes. Hateboer realizoi golin tjetër për begamaskët në pjesën e par,ën ndërkohë që te Spezia rihapën ndeshjen Ekdal dhe Verde.
Kur pritej reagimi i Spezias, në pjesën e dytë vendasit shënuan dhe dy gola të tjerë me Hojlund dhe Ampadu, që shënoi në portën e tij. Atalanta në çerekfinale do të sfidojë Interin, që mposhti pak ditë më parë Parmën 2-1. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

