Atanda “kërcënon” Reginaldon: Të dy jemi afrikanë, do merrem vesh me të

Sodiq Atanda ishte futbollisti i përzgjedhur nga Partizani për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Kukësin. Mbrojtësi nigerian premtoi se nuk do t’i japë mundësi Reginaldos për të shënuar, sepse ia njeh mirë lojën.

“Në krahasim me sezonin kaluar kanë ndryshuar shumë gjëra. Kam pritur momentin tim. Jo s’e kam pasur performanca të mira ose jo. Trajneri më ka dhënë besim që do të jem pjesë e skuadrës dhe me punë e përkushtim jam aty ku jam sot.

Dueli me Reginaldo? Mendoj se do t’ia dal më së miri ndaj Reginaldos. Afrikan me afrikan do të merremi vesh mirë, pasi është gjuha dhe mënyra sesi luajmë në fushën e lojës dhe kam arritur t’i zgjidh në favorin tim duelet me këta kundërshtarë, pasi ua di mirë lojën. Kuptoj shumë mirë dhe flas pak shqip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyra specifike nga trajneri? Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm në ekip dhe kemi detyra specifike. Kemi detyra në fushën e lojës dhe do të shohim se si do të na rreshtojë trajneri në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?