Atletico gjithnjë e më pranë titullit, mund me “poker” Cadizin (VIDEO)
Aletico Madrid hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampionat. Skuadra e Diego Simeones mori fitoren e 8-të radhazi në kampionat, teksa viktima e radhës ishte Cadiz që e mundën 4-2.
Ishte një tjetër ndeshje magjike për Luis Suarez. Ish-sulmuesi i Barcelonës shënoi në super gol nga goditja e dënimit në minutën e 28-të. Gëzimi i Los Colchoneros zgjati vetëm 7 minuta, pasi Negredo do të barazonte rezultati.
Gjithsesi Saul do të rikthente sërish në avantazh Atleticon, ndërkohë që Suarez do të realizonte nga pika e bardhë në fillimin e fraksionit të dytë. Negredo riktheu sërish në lojë Cadizin, por shpresat e vendasve u shuan nga goli i kapiteni Koke dy minuta nga fundi. Atletico Madrid mban vendin e parë me 50 pikë, 10 më shumë se Reali, por dhe me një ndeshje më shumë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

