Atletico i falet një penalltie të Griezmann, arrin Barcelonën në krye (VIDEO)

Atletico Madrid vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës në La Liga. Skuadra e Simeones mundi minimalisht 1-0 Espanyol, duke arritur suksesin e tretë radhazi.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Griezmann në minutën e 56-të. Sulmuesi francez realizoi nga pika e bardhë duke mposhtur portierin Lopez.

Me këtë fitore Atletico ngjitet në vendin e dytë me 34 pikë, po aq sa Barcelona, por me një golaverazh më të keq dhe një ndeshje më shumë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?