Atletico mund Monacon dhe kualifikohet, Lokomotiva thyen Galatasaray-in (VIDEO)

Atletico Madrid ka mundur 2-0 Monaco në shtëpi, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Skuadrës spanjolle i kanë mjaftuar vetëm 87 sekonda për të gjetur golin e avantazhit pas goditjes së Koke të devijuar nga Badiashile. Ky ka qenë edhe goli më i shpejtë i pësuar nga Monaco në historinë e tij në Champions League dhe më i shpejti i realizuar nga spanjollët në këtë kompëticion.

Vendasit kanë dyfishuar rezultatin me golin e Antoine Griezmann në minutën e 24-të. Në minutat e fundit, miqtë kanë patur mundësinë të hapin takimin me Falcaon, por sulmuesi i njohur gaboi nga pika e bardhë.

Atletico kryeson Grupin A me 12 pikë, 3 më shumë se Dortmund që do të luajë pas pak në shtëpi kundër Club Brugge. Monaco mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

2-0 është mbyllur edhe ndeshja tjetër, ajo e luajtur në Rusi mes Lokomotivës së Moskës dhe Galatasaray.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?