FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletico ndalet ndaj Bilbaos, komplikohet pjesëmarrja në Champions (VIDEO)

Atletico Madrid bën një tjetër hap fals në La Liga, duke komplikuar edhe më shumë kualifikimin për në Champions League në sezon e ardhshëm. Skuadra e Simeones nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Bilbaos.

Muniain zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të me një gol të bukur, pas një goditje në hyrje të zonës së rreptësisë. Reagimi i Los Colchoneros do të ishte i shpejtë, duke gjetur barazimin vetëm pas dy minutash.

Koke jep një pasim të saktë për Diego Costën, i cili e ka të thjeshtë për të mposhtur portierin Simon. Me gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atletico mbetet në vendin e 6-të me 46 pikë, ndërkohë që Bilbao zë vendin e 10-të me 38 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?