Atletico në sulm për 3 super yje pas largimit të Griezmann

Antoine Griezmann nuk do të jetë pjesë e Atletico Madrid në sezonin ardhshëm. Francezi ka informuar drejtuesit e klubit dhe tifozët se nuk do të jetë më pjesë e klubit “Los Colchoneros”. Në këtë mënyrë Atletico, do të humbasë golashënuesin më të mirë në 5 sezonet e fundit.

Paulo Dybala – Është emri i parë në listën e “Los Colchoneros”. Argjentinasi ka humbur shkëlqimin përkrahë Cristianos, duke mbetur në stol për shumë ndeshje. Këtë sezon ai ka shënuar vetë 10 gola, 5 prej tyre në Champions League. Dybala vitin e kaluar kishte sezonin më të mirë me 26 gola, ndërkohë që në sezonin 2015-16 realizoi 23 gola. Sulmuesi argjentinas mund të transferohet në La Liga për 100 milionë euro.

Edinson Cavani – Një tjetër emër shumë i dëshiruar në ekipin e Simeones është bomberi i njohur i PSG, i cili ka humbur shkëlqimin në sezonin e fundit. Problemi më i madh i tij, është mosha. Në këtë sezon ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje, duke pasur edhe dëmtime që e kanë kondicionuar jo pak sezonin e tij. Ardhja e mundshme e uruguaianit do të shtonte forcën sulmuese, pasi ai shquhet si një sulmues që gabon pak para portës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mauro Icardi- Prej kohësh është në listën e dëshirave të Atleticos. Kapiteni i Interit është ende i frustruar nga sjellja e zikaltërve, të cilët i hoqën shiritin e kapitenit. Këtë sezon ka shënuar 16 gola në 35 ndeshje, por sezonin e kaluar ai arriti në shifrën e 29 golave në 36 ndeshjeve, duke treguar se është një sulmues goli. Sipas transfermarkt vlera e tij në merkato shkon në 90 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleternativat në merkato: Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Timo Werner (Leipzig), Richarlison (Everton), Nicolas Pépé (Lille), Rodrigo (Valencia).

/Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?