Atletico rikthehet te fitoret në La Liga, shënon edhe Suarez (VIDEO)

Atletico e Madridit u rikthye te suksesi në kampionat, teksa ia doli të triumfojë mes vuajtjesh, me shifrat 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Celta Vigos.

“Los Colchoneros” zhbllokuan sfidën që në minutën e gjashtë të takimit, kur Luis Suarez dërgoi topin në rrjetë, pasi u shërbye saktë në qendër të zonës nga ana e mbrojtësit spanjoll Manuel Sanchez.

Celta e shtoi ndjeshëm presionin dhe i shkoi disa herë pranë golit të barazimit, por në minutën e pestë shtesë, ishte Yanick Carrasco që shënoi golin e dytë për Atleticon. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone shkon në kuotën e 8 pikëve, me dy fitore dhe dy barazime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?