Atletico tjetër hap fals, shmang turpërimin në shtëpi ndaj Eibarit (VIDEO)
Atletico e Madridit ka shmangur turpërimin në stadiumin e saj “Wanda Metropolitano” përballë Eibarit në takimin hapës të javës së katërt të La Ligas. Skuadra e Diego Simeones nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, duke humbur dy pikë të rëndësishme.
Në minutën e 87-të Enrich kaloi në epërsi modestët spanjollë, që prekën fitoren por pa e siguruar atë. Në minutat e mbetura dhe në shtesë Atletico u hodh e tëra në sulm për të shmangur humbjen dhe pikërisht në të 93-ën Moreno realizoi golin e barazimit me një goditje të fortë brenda zonës.
Ky hap i gabuar e mban Atleticon të distancuar nga Barcelona dhe Reali i Madridit, madje “Los Colchoneros” rrezikojnë të humbasin disa pozicione.
KOHA JONË SONDAZH

