FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletiko i pamëshirshëm, shkatërron Lokomotivën e Moskës në Rusi (VIDEO)

Atletiko Madrid nuk “ngopet” me gola këtë sezon në Europa League. Skuadra e Diego Simeones ka fituar thellë 1-5 ndeshjen e kthimit ndaj Lokomotivës së Moskës duke kaluar lehtësisht në çerekfinale. Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 për ekipin spanjoll, por kjo nuk ndikoi aspak në lojën e Atletikos.

Pjesa e parë në fakt u mbyll në barazim. Korrea shënoi për Atletikon, ndërkohë që Ribus barazoi shifrat. Në pjesën e dytë Atletiko shënoi një lum golash. Saul Niguez shënoi në minutën e 47-të, ndërkohë që më pas do të ishte radha e Torres. Bomberi spanjoll realizoi dopietë brenda 5 minutash. Në fundin e ndeshjes kishte kohë dhe për Grizman për të firmosur në tabelën e ndeshjes. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?