FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletiko siguron finalen e Europa League, Salzburg-Marsejë shkon në shtesë (VIDEO)

Atletiko Madrid është finalisti i parë për sezonin 2017/18 në Eruopa League. Skuadra e Diego Simeones ka fituar 1-0 ndeshjen e kthimit të luajtur në “Uanda Metropolitano”. Skuadra angleze ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, duke pasur mundësi të shumta shënimi, por fati nuk ishte me ta. Atletiko ndërkohë shënoi golin e avantazhit në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë me Diego Kostën. Sulmuesi braziliano-spanjoll mori një pasim të bukur brenda zonës dhe më pas mposhtë portierin Ospina. Sfida e parë kishte përfunduar 1-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-1, ekipi spanjoll shkon në finalen e Lionit.

Ndeshja tjetër Salzburg do të kërkojë kohën shtesë për të përcaktuar finalistin e dytë, pasi është mbyllur në shifrat 2-0 njëlloj si sfida e parë. Haidara zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërkohë që në minutën e 65-të Sarr i Marsejës dërgoi topin në portën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?