Atmosferë e ndezur në Izrael, “avullojnë” për 36 orë biletat për duelin ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Izraelit është larguar nga qyteti i Haifa-s për të shkuar në Beer Sheva, atje ku do të luajë nesër duelin ndaj kombëtares sonë në orën 20:45 në stadiumin “Toto Turner”. Në duelin me Skocinë u vu re një interesim i vakët i tifozëve, pasi në stadium ishin të pranishëm vetëm 10,234 spektatorë, por për duelin ndaj Shqipërisë atmosfera është krejtësisht ndryshe.

Në 36 orët e fundit janë shitur 5,000 bileta, ndërkohë që 2,000 kanë qenë të prenotuara, duke arritur në shifrën e 7,000 biletave të shituara deri më tani. 4,000 ftesa janë shpërndarë për të rinjtë nga perimetri i Gazës, ushtarët dhe organizatat e tjera jofitimprurëse, ndaj dhe pritet që stadiumi “Toto Turner” të jetë i gjithi i mbushur me 14,000 tifozë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë nesër në mbrëmje do të jetë një atmosferë e ndezur, pasi ky duel është shumë i rëndësishme për të dyja kombëtaret. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for Turner Stadium, Beer Sheva

Image result for Turner Stadium, Beer Sheva

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?