FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avioni privat i Messit vonon nisjen në Argjentinë për shkak të një alarmi për bombë

Avioni privat i Lionel Messit është vonuar në aeroportin e Rosarios në Argjentinë për shkak të një alarmi për bombë. Ylli argjentinas do të nisej për në Spanjë për të kaluar disa ditë pushime pas suksesit në Kupën e Amerikës.

Disa orë para nisjes, një person raporton se kishte bombë ë një valixhe. Drejtuesit e sigurisë ndoqën menjëherë protokollet e sigurisë duke evakuar aeroportin dhe duke shtyrë të gjitha fluturimet.

Çështja u zgjidh për një orë, ndërkohë që u shkaktua një kaos i vërtet në fluturimet. Lionel Messit në këtë mënyrë i prishën disi planet, por ai tashmë do të vijojë i qetë pushimet me familjen e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë përfundoi duke anuluar planet e tij të pushimeve

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?