FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avioni tundet si purtekë, futbollistët tmerrohen

Një moment paniku ka pushtuar klubet e Partizanit dhe Luftëtarit gjatë kthimit për në Shqipëri. Fillimisht ekipet shqiptare, kanë përshkruar internerarin Antalia-Stamboll, më pas janë nisur nga Stambolli drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Mësohet se gjatë kthimit për në Shqipëri, për shkak të errërave të forta dhe rreshjve të shiut, avioni ka pasur turbulenca, duke krijuar ankth dhe panik.

Fillimisht lojtarët e kanë marrë me batuta këtë pjesë, duke deklaruar se rruga qënka më gropa, më pas situata është bërë serioze dhe disa persona kanë kaluar në gjendje të fikti dhe kanë lëshuar ulërima. Kjo situatë zgjati për rreth 15 minuta dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë më pas. Skuadrat mbërritën në Shqipëri në orën 22:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?