Avokati i Skënderbeut pranon trukimet dhe ka fajësuar lojtarët për të shpëtuar klubin

Raporti voluminoz i UEFA-s në lidhje me Skënderbeun dhe argumentimin që i është bërë kërkesës për përjashtim 10-vjeçar nga kupat e Europës ka në brendësi shumë fakte kuriozitete. Një prej tyre është tentativa e avokatit mbrojtës të Skënderbeut për të fajësuar vetëm lojtarë të caktuar, me klubin që nuk duhet prekur. Tentativë që UEFA e refuzon prerë dhe paralajmëron për masa edhe me të rrepta.

  • Vetë Skënderbeu ka pranuar se mund të ketë pasur pjesëmarrje në trukim nga një ose më shumë lojtarë. Kjo konfirmohet nga regjistrimi audio në seancën e CAS në 4 korrik 2016. Në deklaratën përmbyllëse, përfaqësuesit e Skënderbeut konfirmojnë se raportet e BFDS tregojnë se disa lojtarë janë trukuar ndeshjet, por kanë mohuar përfshirjen e klubit.

Që nga 4:02:04 e regjistrimit audio të seancës dëgjimore të KAS:

Avokati i Skënderbeut, z. Zukereti: Ajo që tregohet nga sistemi lë të hapur pyetjen më të rëndësishme kur bëhet fjalë për këtë çështje. Kush mund të përjashtojë apo të thotë se anomalia është në fakt rrjedhojë e faktit se lojtarë të veçantë mund të akuzohen për paracaktimin e rezultateve?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çdo çështje përgjegjësia specifike e klubit nuk do të thotë se ai mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në aktivitetet e UEFA-s. Kjo bazohet në vendimin e fundit të Komisionit të Apelit në rastet e Sampdorias dhe Lacios. Të dy këto klube italiane kishin një situatë ku një lojtar u shpall fajtor sa i përket procedurave disiplinore… ishte e brendshme, vendase. Por në këtë rast, Apeli vendosi që kjo nuk do të thoshte se ishin përfshirë në manipulime. Ndaj Sampdoria dhe Lacio morën pjesë në kompeticionet e UEFA-s. Si rrjedhojë, nëse nga procedura disiplinore do të dilte se nuk ishte klubi, por lojtarët e veçantë që ishin përfshirë në manipulim ndeshjesh dhe gjatë kësaj kohe klubi nuk kishte marrë pjesë në aktivitetet e UEFA-s, është e nevojshme të presim që të mbarojë procesi disiplinor para se të marrim një vendim të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Panelit të KAS: Faleminderit  Z. Zukereti. Sa për ta kuptuar, ju nuk kundërshtoni luhatjet e basteve që janë vënë re, por kundërshtoni përfshirjen e klubit, apo jo?

Avokati i Skënderbeut, Z. Zukereti: Ajo që shfaqet nga sistemi është diçka që nuk mund të mohohet… Mund të ketë ndonjë shpjegim për të. Për shembull, mund të thuhet se disa nga lojtarët ishin përfshirë por kjo në asnjë mënyrë nuk prek përgjegjësitë e klubit. Klubi do të ishte i pastër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?