FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Avullojnë” biletat për derbin Tirana-Partizani, ja sa janë shitur deri më tani

Të premten do të luhet derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-t të Superiores. Interesimi i tifozëve për këtë takim është mjaft i madh nga ana e tifozëve të dy ekipeve që kanë nxituar të blejnë biletat e tyre.

Kompania “blinibileta.com” që menaxhon “Air Albania Stadium” për llogari të klubit të Tiranës, bën me dije që deri më tani janë shitur plot 14500 bileta, shifër rekord kjo duke ditur që jemi dy ditë nga derbi i kryeqytetit.

Sipas kësaj kompanie, nëse shitja e biletave vijon me të njëjtin ritëm, nesër pasdite pritet që të përfundojnë të gjitha duke e bërë stadiumin “Sold out”. Kapaciteti i “Air Albania Stadium” është 22500 vende, teksa pritet të kalojë shifrën e 18 mijë tifozëve në duelin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?