Azerbajxhani bën gati divorcin me De Biasin, nuk i ofron rinovimin
Pasi kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në Europian, Gianni De Biasi tashmë kalon një periudhë aspak pozitive. Në drejtimin e Azerbajxhanit De Biasi nuk arriti të linte shenjë duke e mbyllur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 8 ndeshje.
Rezultatet e dënojnë dhe për këtë arsye drejtuesit e Federatës Azere të Futbollit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin dhe të mos i rinovojnë kontratën që i skadon në 30 nëntor teknikut që zotëron edhe pasaportën shqiptare.
De Biasi ka një bilanc me vetëm 2 fitore ndaj Qipros dhe Bjellorusisë, 6 barazime dhe 12 humbje në 20 takime.