Babai i Hazard: Nëse Zidane do të qëndronte te Reali …
Real Madrid pas largimit të Zidane mendoi për një goditje të madhe, teksa në listën e Perez ishte edhe Eden Hazard, por futbollisti belg në fund qëndroi te Blutë e Londrës. Në fakt për mesfushorin kalimi në Madrid do të ishte një ëndërr, teksa një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Thierry.
“Mendoj se nëse Zidane do të vijonte të stërviste Realin, historia do të ishte ndryshe. Sigurisht ai kishte arsyet e tij për t’u larguar. Sezonin e ardhshëm Eden do të jetë vetëm një vit larg përfundimit të kontratës (skadon në vitin 2020, por është e mundur që të mos përfundoj te Reali. Ata janë një klub që po ndjekin një politikë të orientuar nga të rinjtë”, ka deklaruar babai i Hazard në lidhje me zërat e merkato së këtij sezoni. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

