FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Babai i Xhakës: Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë, gjest emocional

Shqipëria po luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, teksa në fushë nga minuta e parë është edhe Taulant Xhaka. Për ta ndjekur nga pranë ka ardhu dhe babai i Xhakës, i cili ka dhënë një intervistë për “Supersport”:

“Normal që emocionet janë nga të dyja anët. Pa marrë parasysh se ku luhet ndeshja në Zvicër apo Shqipëri. Jam shumë i lumtur që gjendem në Elbasan”.

Ke qenë ti që ua ke ushqyer dashurinë për futbollin. Ca mendimi ke për Shqipërinë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Po, unë kam qenë, por ata kanë pasur talentin. Shqipëria është shumë e fortë dhe ka lojtarë të mirë në Kombëtaren tonë. Këta djem do të kenë sukses me trajnerin Panucci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhaka dhe Shaqiri. Ca mendimi ke për deklaratat në lidhje me shqiponjën?

Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë kombëtar. Nuk duhet cilësuar si shumë e rëndë. Ishte një gjest emocional dhe jo politik. Nuk ka asgjë të keqe. Por kur mbron ngjyrat e një shteti tjetër duhet të kesh pak kujdes.

Kush është pika jote e dobët, Taulanti apo Graniti?

Nuk mund t’ju përgjigjem. Nuk bëj dallime. I kam të dy bijtë e mijë. Pikë të dobët kam të voglin(Granitin), por edhe Taulantin… Nuk i ndaj dot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?