FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajerni e nis me spekaktël vitin 2018, shkëlqen Rodrigez dhe Riberi (VIDEO)

Bajerni i Mynihut e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2018. Skuadra e drejtuar nga Jup Hejkens ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Leverkusenit, në një ndeshje të dominuar nga kampionët e Gjermanisë.

Bavarezët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 32 me Martinez, i cili shfrytëzon më së miri rrëmujën e krijuar në zonën e skuadrës së Leverkusenit. Pjesa e parë u mbyll, ndërkohë që 45 minutat e dyta dhurojnë spektakël. Frenk Riberi në minutën e 59 shënon golin e dytë për skuadrën e tij, dhe të parin për këtë sezon në Bundesligë. Vendasit reagojnë mjaft mirë me Kevin Volland në minutën e 70, teksa topi u devijua në fund edhe nga mbrojtësit e Bajernit. Në minutën e 90 James Rodriguez tregon vlerat e tij duke shënuar një gola të mrekullueshëm nga goditja e dënimi.

Bajerni shkëputet në krye pas kësaj fitoreje me 44 pikë, 14 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Shalke 04.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?