Bajerni i pandalshëm, fitore në frymën e fundit ndaj Volfsburgut (VIDEO)

Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend që të ndalet në Bundesligë. Skuadra e Jup Hejkens ka fituar me shumë vështirësi 2-1në transfertën ndaj Volfsburgut. Ndeshja nisi mjaft keq për bavarezët, të cilët u gjendën në disavantazh që në minutën e 8-të. Malli krosoi në zonë për Didavin, i cili me një goditje me kokë mposhti portierin Ulrih. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ndërkohë që në të dytën, Bajerni fiton një penallti në minutën e 55-të me Toliso.

Nga pika e bardhë shkon Roben, por goditja e tij ndalet për mrekulli nga portieri Kastels dhe më pas përfundon në shtyllë. Goli nuk do të vononte, pasi në minutën e 64-t, Roben me një shpërthim nga e djathta pason në zonë për Vagner, i cili e ka të thjesht për ta shtyrë topin në rrjetë. Në minutën e parë shtesë Bajerni fiton sërish penallti, por këtë herë, Levandovski nuk falë./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?