FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajerni ka vendosur për Rodriguez, ja çfarë do të bëjë në fund të sezonit

Hames Rodriguez është bërë një lojtar kyç në skemën e Jup Hejnkes, për shkak se ai mund të luajë në disa pozicione. Për këto arsye, “Sport Bild” shkruan se ekipi gjerman është mjaft i kënaqur nga rendimenti i futbollisti kolumbian, dhe do të aktivizojnë opsionin e blerjes së kartoni të tij të plotë gjatë verës.

Rodriguez erdhi te Bajerni në verën e kaluar për 5 milionë euro, ndërkohë që opsioni i blerjes është 35.2 milionë, ndërkohë që futbollisti do të përfitojë 8 milionë euro. Nëse klauzola do të paguhet vlera e plotë e këtij transferimi shkon në 45.2 milionë euro, ndërkohë që Reali pagoi 80 milionë euro në vitin 2014.

Hames është mesfushori më i mirë në kundërsulm për këtë sezon në 5 kampionatet kryesore. Kujtojmë që në Champions, Bajern do të luajë më 20 shkurt ndaj Beshiktashit në “Allianz Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?