Bajerni luan tenis ndaj Paderbornit, siguron biletën për në gjysmëfinale (VIDEO)

Bajerni i Mynihut e ka pasur gjithçka të thjeshtë në ndeshjen çerekfinale ndaj Paderbornit në Kupën e Gjermanisë duke fituar me rezultatin tenistik 6-0.

Për skuadrën e Hejkens, ky duel ishte si një seancë stërvitore, teksa në fushë zbriti formacioni më i mirë. Koman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të, ndërkohë që Levandovski dyfishoi shifrat disa minuta më pas. Në fundin e pjesës së parë Kimish shënoi golin e tretë.

Në fraksionin e dytë Toliso realizoi të katërtin në minutën e 55-të, ndërkohë që më pas erdhi dhe radha e Riberi që realizoi dy gola brenda dy minutash në minutat e fundit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?