Bajerni makineri golash ndaj Beshiktashit, i mund edhe në Turqi (VIDEO)

Bajerni  i Mynihut nuk ka mëshirë ndaj Beshiktashit as në ndeshjen e kthimit. Skuadra gjermane pas suksesit 5-0 në dueln e parë, ka fituar në shifrat 3-1 në Turqi. Për ekipin e Jup Hejkens ishte një ndeshje që vlente sa për statistika, por djemtë e tij ruajtën seriozitetin në fushën e lojës.

Gjermanët gjetën avantazhin që në minutën e 18-të me Alkantara pas një pasimi të Tomas Myler. Ndeshja nuk kishte raste për gol teksa vendasit ishin pajtuar me faktin që ishin eliminuar dhe kishin zgjedhur të ruanin energjitë për kampionatin. Në fillimin e pjesës së dytë Bajerni gjen sërish rrjetën me një autogol të Gonul.

Beshiktas ngushton diferencën me brazilianin Vagner Love. Gjithçka ishte si një ndeshje stërvitore dhe në fund ishte Vagner , i cili zëvendësoi Levandoëskin që shënoi golin e tretë për bavarezët. Një fitore e lehtë, në të dyja ndeshjet për favoritët. Hejkens ndërkohë u bë trajneri i parë në Champions League që fiton 11 ndeshje radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?