Bajerni nuk ka mëshirë, fitore tenistike ndaj Hamburgut (VIDEO)

Bajerni i Mynihut është i pamëshirshëm në Bundesligë. Skuadra e Jup Hejkens ka shkatërruar 6-0 Hamburgun në “Allianz Arena”. Bavarezët mbyllën gjithçka që në pjesën e parë, me Riberi që hapi serinë e golave që në minutën e 8-të. Më pas ishte radha e Levandovskit që shënoi dy gola brenda 7 minutave.

Bajerni vijoi serinë e golave edhe në pjesën e dytë me Roben që realizoi në minutën e 55-të, ndërkohë që 9 minuta nga fundi, Riberi realizoi golin e dytë personal. 4 minuta nga fundi Levandovski humbi një 11-metërsh, por sulmuesi polak e korrigjoi shënjestrën në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Ky ishte goli i 23-të në këtë sezon për bomberin polak, ndërkohë që Bajerni ruan diferencën prej 20 pikësh me vendin e dytë që mbahet nga Shalke. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?