FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajerni shpërdoron shumë ndaj Hertës, ndalet në barazim (VIDEO)

Bajerni i Mynihut më në fund ndalet në Bundesligës. Skuadra e Jup Hejkens ka barazuar pa gola ndaj Herthës së Berlinit. Bavarezët shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi gjatë ndeshjes. Në minutën e 14-t, Javi Martinez nuk mundi që të shtynte topin në rrjetë pas një goditje nga këndi. 3 minuta më pas Levandovski shfaqet i vetëm përballë portierit Jarstein, por ky i fundit e ka ndalur me këmbë.

Hertha kundërpërgjigjet mjaft mirë një minutë më pas me një goditje të fort nga distanca nga Darida, por goditja e tij devijohet mjaft mriz Ulrih. Bajerni vijoi dominimin edhe në pjesën e dytë, Me Levandoskin, i cili u ndal sërish nga portieri i Hertës. Ky është barazimi i tretë për këtë sezon për Bajernin, që mban kryesimin me 60 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?