Bajerni vijon eurinë perfekte, fiton me “poker” ndaj Freiburgut (VIDEO)
Bajerni vijon me ecurinë thuajse perfekte në kampionat. Skuadra e Hejkens ka fituar me lehtësi sot në transfertë ndaj Freiburgut.
Bavarezët gjetën golin e avantazhit në minutën e 25-të, pasi Sholou e çoi topin në portën e tij, pas 3 minutash Toliso dyfishoi rezultatin. Bajerni shënoi dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Vagner, dhe më pas Muler që vulosën suksesin e 20-të në këtë sezon, duke u ngjitur në kuotën e 63 pikëve, 20 më shumë se Shalke. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

