Bakaj shkëlqen në Bjellorusi, shënon në fitoren 3-0 të Shakhtyor-it (VIDEO)

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në Bjellorusi. Ish-futbollisti i kombëtares është kthyer në një element thelbësor në ekipin e Shakhtyor Soligorskit. 31-vjeçari ishte titullar nga minuta e parë në ndeshjen e luajtur në transfertë kundër Neman Grodno dhe Soligorski fitoi 0-3.

Ai u kthye në protagonist, pasi në minutën e 60-të, shënoi golin e dytë pas një aksioni të bukur të finalizuar me një goditje me të majtën, ndërkohë që 7 minuta më pas dhuroi asist për shokët e tij.

Për Bakajn ky ishte goli i parë sezonal, ndërkohë që skuadra e tij ka 6 pikë në dy ndeshjet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?